Top Channel/ Kombëtarja humb pjesët, dëmtohen Laçi dhe Pajaziti
21/09/2026 22:53

Kombëtarja shqiptare ka nisur përgatitjet për katër ndeshjet e para të Nations League, ndërsa që në ditën e parë të grumbullimit, trajneri Rolando Maran është përballur me dy ndryshime të detyruara në listë. Kuqezinjtë zhvilluan seancën e parë stërvitore në “Shtëpinë e Futbollit”, me 26 futbollistë në dispozicion. Lojtarët që kishin luajtur me klubet e tyre gjatë fundjavës zhvilluan një seancë rikuperimi, ndërsa pjesa tjetër e grupit punoi me ushtrime taktike dhe në palestër. Por shqetësimi kryesor vjen nga mesfusha. Pas Qazim Laçit, i cili u dëmtua dhe u zëvendësua nga Feta Fetai, edhe Adrion Pajaziti është detyruar të largohet nga grumbullimi. Pajaziti, i dëmtuar në muskujt e kofshës së djathtë gjatë ndeshjes së fundjavës me klubin, iu nënshtrua sot kontrolleve mjekësore dhe rezonancës magnetike. Ekzaminimet kanë përcaktuar se ai do të ketë nevojë për rreth tre javë rikuperim dhe për këtë arsye nuk mund të jetë në dispozicion të Maranit për ndeshjet e Kombëtares.

Top Channel/ Shqipëri-Finlandë, sot në Digitalb! Kuqezinjtë synojnë vendin e parë në grup
12/11 20:16
Top Channel/ Berisha rikthehet në portë, shqipëria kërkon fitoren ndaj Finlandës, formacioni i Maran
12/11 12:32
Top Channel/ Kuqezinjtë/ Prova e fundit, Shqipëria përgatitet për Finlandën, stadiumi plot dhe…
11/11 12:58
Top News- Përballjet e Kombëtares. Kuqezinjtë nisin punën, shiten biletat për sfidën me Finlandën
10/11 10:51
Top Channel/ Gara e hipizmit, Enes Brahimi triumfon në dy kategori
07/11 20:00
Top News – Kombëtarja në Nations League, Maran konfirmon tërheqjen e Balliut
06/11 16:32
Top Channel/ Fëmijët francezë vizitë në Shqipëri/Të vegjlit zhvillojnë turne së bashku me prindërit
25/10 15:31
Top News- Skandal në basketbollin grek. Arrestohet presidenti i Federatës Greke, Liolios
21/10 15:13
Top Channel/ Daja dhe i biri, nga i njëjti ekip, tani përballë, përqafimi “i fundit” përpara duelit
21/10 15:03
Top Channel/ Olsi Rama në festën e Dinamos: Nuk vij drejtor, kështu që s’e heq më Dajën nga puna
21/10 14:59
Top Channel/ Batutat në ditëlindjen e trajnerit Daja: Ky s’durohet 60 vjeç, jo 100
21/10 14:59
Top Channel/ Daja krah Irma Libohovës: Ju dua të gjithëve aktivë, përndryshe ikni në shtëpi
21/10 14:58
Top Channel/ Dinamo feston ditëlindjen e Dajës, trajneri: Merreni në dorë ju gjenerata Z
21/10 14:58
Top News – ‘E ardhmja e Shqipërisë meriton më shumë’/ Kombëtarja ngre zërin ndaj dhunës policore
18/10 14:06
Top News – Mitaj rikthehet te gjyshërit, Futbollisti viziton vendlindjen në Malësinë e Madhe
13/10 14:50
Top Channel/ Boksi, finalet nuk zhvillohen. Dhunë dhe presion, ringu “pushtohet” nga rrugaçët
12/10 15:30
Top Channel/ Vllaznia bojkoton stërvitjen pas roblemeve me pagat, skuadrat në krizë totale
08/10 20:02
Top Channel/ Shqipëria kërkon kreun sonte, San Marino në “Arenën Kombëtare”
06/10 20:31
Top Channel /Kombëtarja kërkon kthesën. Maran: Me San marinon duhet të jemi seriozë
05/10 22:56
Top News-Kombëtarja mbyll përgatitjet. Risi në listën e Maran, thirret portieri i skuadrës u21
05/10 22:41