Kombëtarja shqiptare nisi këtë të hënë zyrtarisht grumbullimin në kuadër të dy ndeshjeve të fundit të UEFA Nations League, ndaj Finlandës dhe Bjellorusisë. Kuqezinjtë zhvilluan seancën e parë stërvitore në kuadër të këtyre dy ndeshjeve të rëndësishme FSHF bën të ditur se në dispozicion të trajnerit Rolando Maran ishin 25 lojtarë, me Myrto Uzuni dhe Qazim Laçin që priteshin t’i bashkoheshin skuadrës në orët e mbrëmjes të së hënës. Përsa i përkes seancës stërvitore, futbollistët u ndanë në dy grupe me programin që u përshtat sipas minutave të aktivizimit të futbollistëve me ekipet respektive. Futbollistë që kishin qenë në fushë në fundjavë iu nënshtruan një seance rikuperimi, ndërsa pjesa tjetër e grupit zhvilloi një stërvitje të plotë.