Gjashtëdhjetë vite jetë, një karrierë e gjatë në futboll dhe një mbrëmje e mbushur me emocione, miq e kujtime. Ilir Daja festoi ditëlindjen e tij të 60-të në një atmosferë të veçantë, mes futbollistëve, stafit teknik e drejtues të Dinamo Cityt, drejtuesve të akademisë, presidentit të klubit, miqve të Dinamos dhe disa prej legjendave të futbollit shqiptar, që kishin zgjedhur të ishin pranë tij në këtë ditë të rëndësishme.