Top News – Mitaj rikthehet te gjyshërit, Futbollisti viziton vendlindjen në Malësinë e Madhe
13/10/2026 14:50

Mbrojtësi i Kombëtares shqiptare, Mario Mitaj, është rikthyer pas një kohe të gjatë në shtëpinë e vjetër të gjyshërve të tij në Malësinë e Madhe. Futbollisti i Genoa-s ka ndarë me ndjekësit e tij në rrjetet sociale disa momente shumë emocionale dhe pamje nga kjo shtëpi plot kujtime. Në statusin e tij, ai ka shkruar: “Disa momente të bukura, sërish në shtëpinë e vjetër pas një kohe të gjatë”. Kjo vizitë tregon edhe një herë lidhjen e fortë që Mitaj ka me origjinën dhe rrënjët e tij familjare. Ky udhëtim vjen vetëm pak ditë pasi ai bëri një gjest të madh human, duke dhuruar 5,000 dollarë për një familje në nevojë në Vermosh të Malësisë së Madhe. Në aspektin futbollistik, Mitaj nuk po kalon momentet më të mira të karrierës te Xhenoa, duke u aktivizuar jo gjithmonë si titullar. Megjithatë, te kombëtarja Mitaj shihet si i pazëvendësueshëm nga trajneri Maran, që vetëm në ndeshjen ndaj Bjellorusisë e futi si zëvendësues në pjesën e dytë.

Top Channel/ Fëmijët francezë vizitë në Shqipëri/Të vegjlit zhvillojnë turne së bashku me prindërit
25/10 15:31
Top News- Skandal në basketbollin grek. Arrestohet presidenti i Federatës Greke, Liolios
21/10 15:13
Top Channel/ Daja dhe i biri, nga i njëjti ekip, tani përballë, përqafimi “i fundit” përpara duelit
21/10 15:03
Top Channel/ Olsi Rama në festën e Dinamos: Nuk vij drejtor, kështu që s’e heq më Dajën nga puna
21/10 14:59
Top Channel/ Batutat në ditëlindjen e trajnerit Daja: Ky s’durohet 60 vjeç, jo 100
21/10 14:59
Top Channel/ Daja krah Irma Libohovës: Ju dua të gjithëve aktivë, përndryshe ikni në shtëpi
21/10 14:58
Top Channel/ Dinamo feston ditëlindjen e Dajës, trajneri: Merreni në dorë ju gjenerata Z
21/10 14:58
Top News – ‘E ardhmja e Shqipërisë meriton më shumë’/ Kombëtarja ngre zërin ndaj dhunës policore
18/10 14:06
Top News – Mitaj rikthehet te gjyshërit, Futbollisti viziton vendlindjen në Malësinë e Madhe
13/10 14:50
Top Channel/ Boksi, finalet nuk zhvillohen. Dhunë dhe presion, ringu “pushtohet” nga rrugaçët
12/10 15:30
Top Channel/ Vllaznia bojkoton stërvitjen pas roblemeve me pagat, skuadrat në krizë totale
08/10 20:02
Top Channel/ Shqipëria kërkon kreun sonte, San Marino në “Arenën Kombëtare”
06/10 20:31
Top Channel /Kombëtarja kërkon kthesën. Maran: Me San marinon duhet të jemi seriozë
05/10 22:56
Top News-Kombëtarja mbyll përgatitjet. Risi në listën e Maran, thirret portieri i skuadrës u21
05/10 22:41
Top News- Sfida me San Marinon. Manaj-Ta mbyllim që në fillim e të marrim 3 pikët
05/10 20:30
Top News- Kombëtarja pret San Marinon. Maran-Nuk ka ndeshje të lehta, në portë, Dajsinani
05/10 20:00
Top Channel/ Gafat në portë, Maran zbulon gardianin që do të luajë kundër San Marinos
05/10 19:26
Top Channel/ “Ndikuan vendimet e arbitrit”, Maran shpërthen pas Finlandës: Meritonim fitoren
03/10 18:29
Top News- Përballja me Finlandën. Maran: Është një skuadër që të bën të luash keq
02/10 15:37
Top News- Hysaj para sfidës së Kombëtares. ‘Të përkrahim të rinjtë, asgjë zyrtare për të ardhmen’
02/10 15:34