Pas humbjes 2-1 në Helsinki ndaj Finlandës, Shqipëria kërkon reagimin e menjëhershëm në Ligën e Kombeve. Kuqezinjtë kaluan në avantazh me Rey Manajn, por kartoni i kuq i Etrit Berishës dhe dy golat e Finlandës sollën humbjen e parë në grup. Tashmë përpara është San Marino dhe objektivi është i qartë, rikthimi te fitorja. Trajneri Rolando Maran ka bërë të ditur se për këtë ndeshje do të ketë ndryshime në formacion, ndërsa situata e portierëve është e detyruar pas pezullimit të Berishës.