Kombëtarja shqiptare do të nisë zyrtarisht rrugëtimin e saj në këtë edicion të Nations League mbrëmjen e së shtunës me sfidën ndaj Bjellorusisë në ‘Air Albania Stadium’. UEFA ka vendosur që në këtë ndeshje të vërë drejtësi në fushën e lojës një klasë arbitrare angleze me gjyqtar kryesor, Sam Barrott. Ky i fundit nuk ka arbitruar asnjëherë ndeshje të kombëtares shqiptare, por ka qenë i përfshirë në ndeshjet e Bjellorusisë teksa ka qenë pjesë e klasës arbitrare të sfidave të kësaj të fundit në dy përballjet me Greqinë në kuadër të kualifikueseve të Botërorit 2026. Në ndeshjen e zhvilluar në shtator të 2025 me Barrot ka qenë në rolin e asistentit në sallën VAR, ndërsa në atë të luajtur në tetor të po atij viti ka qenë gjyqtar i katërt.