Top Channel/ Mbyllet një epokë e Artë, Messi njofton tërhiqjen nga Kombëtarja e Argjentinës
31/08/2026 22:02

Lionel Messi ka marrë vendimin për t’u tërhequr nga Kombëtarja e Argjentinës. Pas më shumë se dy dekadash me fanellën “Bardhe e kaltër”, ylli argjentinas ka konfirmuar se kapitulli i tij me përfaqësuesen ka ardhur drejt fundit. Messi e ka bërë të ditur vendimin përmes një mesazhi emocional, duke e cilësuar si një zgjedhje të dhimbshme, por të marrë në momentin e duhur. “Pas gjithë kësaj kohe që nga finalja dhe pasi e kam menduar shumë, dua t’ju njoftoj të gjithëve se po tërhiqem nga Kombëtarja”, shkruan Messi. Ai thekson se gjatë gjithë karrierës së tij me Argjentinën ka dhënë gjithçka për fanellën e vendit të tij, si në momentet e suksesit, ashtu edhe në periudhat më të vështira. “Nuk ka mbetur shumë kohë dhe kapituj të ndryshëm po mbyllen. E dua, e kam dashur dhe do ta dua gjithmonë të qenit pjesë e Kombëtares. Kam dhënë gjithçka që kisha dhe nuk kam më shumë për të dhënë”, shprehet ai. Kapiteni i Argjentinës vlerëson edhe brezin e ri të lojtarëve që po vjen dhe që, sipas tij, meriton hapësirën në përfaqësuese. “Tani do të jem një prej jush” Messi ka falënderuar tifozët për mbështetjen gjatë 20 viteve me Kombëtaren. “Faleminderit për gjithë dashurinë gjatë këtyre 20 viteve. Do të më mungojë t’ju dëgjoj nga brenda. Tani do të jem një prej jush, gjithmonë duke mbështetur nga jashtë, në momentet e mira dhe akoma më shumë në ato të këqija.” Ai ka falënderuar gjithashtu familjen, trajnerët dhe shokët e skuadrës për rrugëtimin e përbashkët. Messi largohet me krenari për arritjet me Argjentinën, veçanërisht për trofetë e fituar në vitet e fundit. “Largohem i qetë dhe krenar, duke e ditur se së bashku me shokët e skuadrës ju dhamë momente që dikur i kishim ëndërruar. Ju dua!” Në fund, ai ka falënderuar edhe Zotin për mundësinë që i dha të lindte argjentinas: “Faleminderit Zotit që më bëri argjentinas. Vamos Argentina!” Messi zbuloi se vendimin e kishte shkruar më 21 korrik, vetëm dy ditë pas finales, ndërsa pas një ngjarjeje familjare të dhimbshme tha se ishte edhe më i bindur për zgjedhjen e tij. Pas 20 vitesh me Kombëtaren, një prej kapitujve më të mëdhenj në historinë e futbollit duket se po shkon drejt fundit.

Top Channel/ Fëmijët francezë vizitë në Shqipëri/Të vegjlit zhvillojnë turne së bashku me prindërit
25/10 15:31
Top News- Skandal në basketbollin grek. Arrestohet presidenti i Federatës Greke, Liolios
21/10 15:13
Top Channel/ Daja dhe i biri, nga i njëjti ekip, tani përballë, përqafimi “i fundit” përpara duelit
21/10 15:03
Top Channel/ Olsi Rama në festën e Dinamos: Nuk vij drejtor, kështu që s’e heq më Dajën nga puna
21/10 14:59
Top Channel/ Batutat në ditëlindjen e trajnerit Daja: Ky s’durohet 60 vjeç, jo 100
21/10 14:59
Top Channel/ Daja krah Irma Libohovës: Ju dua të gjithëve aktivë, përndryshe ikni në shtëpi
21/10 14:58
Top Channel/ Dinamo feston ditëlindjen e Dajës, trajneri: Merreni në dorë ju gjenerata Z
21/10 14:58
Top News – ‘E ardhmja e Shqipërisë meriton më shumë’/ Kombëtarja ngre zërin ndaj dhunës policore
18/10 14:06
Top News – Mitaj rikthehet te gjyshërit, Futbollisti viziton vendlindjen në Malësinë e Madhe
13/10 14:50
Top Channel/ Boksi, finalet nuk zhvillohen. Dhunë dhe presion, ringu “pushtohet” nga rrugaçët
12/10 15:30
Top Channel/ Vllaznia bojkoton stërvitjen pas roblemeve me pagat, skuadrat në krizë totale
08/10 20:02
Top Channel/ Shqipëria kërkon kreun sonte, San Marino në “Arenën Kombëtare”
06/10 20:31
Top Channel /Kombëtarja kërkon kthesën. Maran: Me San marinon duhet të jemi seriozë
05/10 22:56
Top News-Kombëtarja mbyll përgatitjet. Risi në listën e Maran, thirret portieri i skuadrës u21
05/10 22:41
Top News- Sfida me San Marinon. Manaj-Ta mbyllim që në fillim e të marrim 3 pikët
05/10 20:30
Top News- Kombëtarja pret San Marinon. Maran-Nuk ka ndeshje të lehta, në portë, Dajsinani
05/10 20:00
Top Channel/ Gafat në portë, Maran zbulon gardianin që do të luajë kundër San Marinos
05/10 19:26
Top Channel/ “Ndikuan vendimet e arbitrit”, Maran shpërthen pas Finlandës: Meritonim fitoren
03/10 18:29
Top News- Përballja me Finlandën. Maran: Është një skuadër që të bën të luash keq
02/10 15:37
Top News- Hysaj para sfidës së Kombëtares. ‘Të përkrahim të rinjtë, asgjë zyrtare për të ardhmen’
02/10 15:34