Top Channel/ Formacioni i kombëtares, zbulohen dilemat e trajnerit Maran
22/09/2026 22:56

Kombëtarja shqiptare vijon përgatitjet në “Shtëpinë e Futbollit”, ndërsa trajneri Rolando Maran po punon për të ndërtuar formacionin që do të zbresë në fushë të shtunën ndaj Bjellorusisë. Ideja kryesore pritet të jetë një Shqipëri me katër mbrojtës dhe një mesfushë me tre lojtarë, me Maranin që kërkon presing, intensitet dhe dalje të shpejtë në sulm. Në portë, rikthimi i Etrit Berishës e bën atë kandidatin kryesor, ndërsa në mbrojtje, nëse Balliu nuk rikuperohet, Hysaj pritet të marrë krahun e djathtë, me Gjimshitin, Ismajlin dhe Mitajn si alternativat më të forta për katërshen e prapavijës. Në mesfushë, mungesat e Qazim Laçit dhe Adrion Pajazitit i kanë reduktuar alternativat. Kristjan Asllani dhe Ylber Ramadani duken të avantazhuar për një vend titullari sëbashku me Julian Shehun ndërsa janë edhe disa alternativa të reja, mes tyre edhe Feta Fetai, i thirrur pas dëmtimit të Laçit, dhe Klevi Qefalia, që zëvendësoi Pajazitin. Në repartin ofensiv, rikthimi i Rey Manajt i jep Maranit një pikë referimi në qendër të sulmit. Në krahë, Muçi, Hoxha, Mehmeti, Seferi dhe Uzuni janë alternativat që mund të plotësojnë treshen sulmuese, me zgjedhjen që do të varet edhe nga ideja e trajnerit për presingun dhe shpejtësinë në tranzicion. Pra, një variant i mundshëm do të ishte Berisha në portë; Hysaj, Gjimshiti, Ismajli e Mitaj në mbrojtje; Asllani, Ramadani dhe Shehun në qendër; ndërsa në sulm Manaj me Hoxhën dhe Muçin nga krahët. Mungesat kanë krijuar probleme për Maranin që në start, por njëkohësisht i japin mundësinë talenteve të rinj si Fetai e Qefalia të fitojnë hapësirë në një Kombëtare që kërkon ta nisë me fitore këtë aventurë në Ligën e Kombeve.

Top Channel/ Shqipëri-Finlandë, sot në Digitalb! Kuqezinjtë synojnë vendin e parë në grup
12/11 20:16
Top Channel/ Berisha rikthehet në portë, shqipëria kërkon fitoren ndaj Finlandës, formacioni i Maran
12/11 12:32
Top Channel/ Kuqezinjtë/ Prova e fundit, Shqipëria përgatitet për Finlandën, stadiumi plot dhe…
11/11 12:58
Top News- Përballjet e Kombëtares. Kuqezinjtë nisin punën, shiten biletat për sfidën me Finlandën
10/11 10:51
Top Channel/ Gara e hipizmit, Enes Brahimi triumfon në dy kategori
07/11 20:00
Top News – Kombëtarja në Nations League, Maran konfirmon tërheqjen e Balliut
06/11 16:32
Top Channel/ Fëmijët francezë vizitë në Shqipëri/Të vegjlit zhvillojnë turne së bashku me prindërit
25/10 15:31
Top News- Skandal në basketbollin grek. Arrestohet presidenti i Federatës Greke, Liolios
21/10 15:13
Top Channel/ Daja dhe i biri, nga i njëjti ekip, tani përballë, përqafimi “i fundit” përpara duelit
21/10 15:03
Top Channel/ Olsi Rama në festën e Dinamos: Nuk vij drejtor, kështu që s’e heq më Dajën nga puna
21/10 14:59
Top Channel/ Batutat në ditëlindjen e trajnerit Daja: Ky s’durohet 60 vjeç, jo 100
21/10 14:59
Top Channel/ Daja krah Irma Libohovës: Ju dua të gjithëve aktivë, përndryshe ikni në shtëpi
21/10 14:58
Top Channel/ Dinamo feston ditëlindjen e Dajës, trajneri: Merreni në dorë ju gjenerata Z
21/10 14:58
Top News – ‘E ardhmja e Shqipërisë meriton më shumë’/ Kombëtarja ngre zërin ndaj dhunës policore
18/10 14:06
Top News – Mitaj rikthehet te gjyshërit, Futbollisti viziton vendlindjen në Malësinë e Madhe
13/10 14:50
Top Channel/ Boksi, finalet nuk zhvillohen. Dhunë dhe presion, ringu “pushtohet” nga rrugaçët
12/10 15:30
Top Channel/ Vllaznia bojkoton stërvitjen pas roblemeve me pagat, skuadrat në krizë totale
08/10 20:02
Top Channel/ Shqipëria kërkon kreun sonte, San Marino në “Arenën Kombëtare”
06/10 20:31
Top Channel /Kombëtarja kërkon kthesën. Maran: Me San marinon duhet të jemi seriozë
05/10 22:56
Top News-Kombëtarja mbyll përgatitjet. Risi në listën e Maran, thirret portieri i skuadrës u21
05/10 22:41