Kombëtarja shqiptare vijon punën për 4 ndeshjet e para të sezonit të ri të Nations League. Pasditen e kësaj të marte, në ‘Shtëpinë e Futbollit’ skuadra kuqezi me Rolando Maran dhe stafin teknik të tij zhvilloi seancën e radhës stërvitore. Tekniku italian kishte në dispozicion të 28 futbollistët e grumbulluar për këtë fazë përgatitore. Seanca nisi me ushtrime në palestër, ndërsa më pas futbollistët vijuan punën në fushë, ku u përqendruan në skema dhe detyra të ndryshme taktike. Kombëtarja do të vijojë përgatitjet në “Shtëpinë e Futbollit” edhe gjatë ditëve në vijim, në prag të sfidave të radhës në UEFA Nations League.