Kombëtarja shqiptare do të luajë 4 ndeshje të edicionit të ri të Nations League në periudhën fund shtatori-fillim tetori. Një prej sfidave që janë në program gjatë kësaj kohë është transferta në San Marino e cila do të zhvillohet në 29 shtator. Federata Shqiptare e Futbollit bën të ditur se tashmë kanë dalë në shitje biletat e rezervuara për tifozët shqiptarë për këtë ndeshje të vlefshme për Ligën C të kompeticionit.