Kombëtarja shqiptare po vijon përgatitjet intensive në “Shtëpinë e Futbollit” për sfidën e të shtunës ndaj Bjellorusisë, e cila shënon edhe startin e aventurës së re në Ligën e Kombeve. Pavarësisht problemeve dhe mungesave që kanë shoqëruar ekipin që në start, trajneri Rolando Maran po punon për të ndërtuar formacionin e parë titullar.