Top Channel/ Spiunonin te serbët, jepet vendimi për serben që merrte info nga i dashuri në KFOR
28/08/2025 22:36

Autoritetet në Kroaci kanë shqiptuar masën e paraburgimit për dy të dyshuarit për spiunazh për Serbinë. Piloti i forcave kroate që shërbente në kuadër të misionit të KFOR-it në Kosovë dhe partnerja e tij serbe nga Mitrovica e Veriut u ndaluan në paraburgim pasi gjykata konsideron se ekziston rreziku i arratisjes dhe ndikimit mbi dëshmitarët. Ndërkohë, Prokuroria e Qarkut në Split njoftoi se ka nisur hetimet pas kallëzimit penal të policisë ushtarake. Mediat kroate raportojnë se e dyshuara Ana Murganic ka marrë informacione nga partneri i saj pilot që shërbente në KFOR dhe ia ka transmetuar Listës Serbe, partisë më të madhe serbe në Kosovë. Po ashtu raportohet se Murganic ka kontaktuar edhe me Vladimir Radivojevic i njohur me nofkën “Mami” e i dyshuar për sulmin terrorist në Banjska në shtator të vitit 2023. Sipas mediave në Kroaci, “Mami” njihej që nga fëmijëria me Murganic dhe kishin komunikuar me mesazhe edhe për sulmin e 25 shtatorit të vitit 2022 ndaj KFOR-it në Zubin Potok. "Duhet ta ‘hekurosni’ sulmin ndaj KFOR-it me çdo kusht”, raportohet t’i ketë shkruar Murganic, Radivojevicit. Derisa, po atë ditë i dashuri i saj, piloti kroat, i dërgoi një mesazh serbes duke thënë: “Vërtetë e prishët punën mbrëmë”. Vladimir Radivojevic “Mami” është anëtar i “Brigadës së Veriut” organizatë kjo e shpallur terroriste nga qeveria e Kosovës e po ashtu ka të ngritur aktakuzë për sulmin terrorist të Banjskës. Qeveria e Kosovës ka shprehur gatishmërinë të bashkëpunojë me autoritetet kroate, për shkak se veprimtaria kriminale është zhvilluar në Kosovë, tha Përparim Kryeziu, zëdhënës i ekzekutivit.

Top News- Hamza dorëhiqet nga drejtimi i PDK/ ‘Partia duhet të nisë një fazë të re të organizimit’
21/10 16:36
Top News – Dorëhiqet Bedri Hamza! PDK kërkon një kryetar të ri
21/10 15:12
Top Channel/ Përplasje Kosovë-Serbi në OKB/ Konjufca kundërshton akuzat e Gjuriqit për UÇK-në
21/10 12:37
Top News- Valë infektimesh me fruth në Kosovë/ 224 raste, mbi 95% e të infektuarve të pavaksinuar
19/10 19:21
Top News – Mblidhet Kuvendi i Kosovës. Dy çështjet kryesore në tavolinë që pritet të diskutohen
19/10 14:16
Top News- Kosova ‘nuk flet’ me ShBA / Opozita fajëson Vetëvendosjen, Kurti përgjigjet
18/10 12:10
Top News- Operacioni ‘Mali’ në Kosovë/ Kapen 53 kg drogë në vlerë 80 mijë euro, pranga 2 personave
17/10 10:37
Top Channel/ Pakënaqësia me Gjykatën Speciale, Serwer: Kosova më e gatshme të mbrojë sovranitetin!
16/10 12:01
Top News- Misri serb i ndotur/ Kosova e bllokon ngarkesën për ushqim bagëtish
15/10 17:31
Top News- Viti i ri akademik në Kosovë/ Studentët preferojnë degën ‘Biznes, Administratë dhe Ligj’
15/10 14:25
Top News- Ligji për Specialen, Hamza mesazh BE: Presioni ndaj Kuvendit, i papranueshëm
15/10 13:48
Top Channel/ Kurti “kujtohet” për UÇK-në: Qeveria, grup pune për ish krerët e burgosur në Hagë!
15/10 11:35
Top News- Kosova në qendër të fushatës në Serbi/ Partitë me retorikë nacionaliste
14/10 21:11
Top News- Dialogu strategjik me Kosovën/ DASH s’ndryshon qëndrim: Të përmbushen zotimet
14/10 18:55
Top Channel/Kosova “pushton” fushatën zgjedhore në Serbi: Po e përdorin si armë të betejës politike!
14/10 11:46
Top Channel/ Bondsteel bazë e përheshme ushtarake e SHBA, senatori amerikan: Meriton shqyrtim!
14/10 11:35
Top Channel/ Presidentja e Kosovës do rikthimin e Dialogut Strategjik, SHBA: Nuk ndryshojmë qëndrim!
14/10 11:34
Top News- BE përsërit qëndrimin për ligjin e Speciales: Mbështesim punën e Dhomave të Specializuara
13/10 17:13
Top News- Komandanti turk i KFOR largohet/ Konfirmon angazhimin për sigurinë e Kosovës
13/10 11:49
Top Channel / Kosova kërkon dialog me SHBA! Presidentja: Anëtarësimi në NATO, parësor
12/10 23:17