Top Channel/ Kosovë, mbyllet procesi i rinumërimit të votave
30/01/2026 22:59

Pak orë para mesnatës ka përfunduar procesi i rinumërimit të votave nga zgjedhjet e 28 dhjetorit. Komisioni Qendror i Zgjedhjeve të shtunën do të shpallë rezultatet përfundimtare pas stërzgjatjes së procesit. Deri te rinumërimi erdhi për shkak të manipulimit me votat e kandidatëve për deputetë. Si rrjedhojë e kësaj skeme rreth 200 komisionerë e vëzhgues u intervistuan nën dyshimin për falsifikim të rezultatit zgjedhor, 35 ndodhen në paraburgim, një pjesë e tyre edhe nën dyshimet për marrje ryshfeti e kanosje. Intervistimet e ndalimet e komisionerëve ndodhën në Prizren ku dyshohet se u manipuluan mbi 69 mijë vota e në Malishevë ku u devijuan rreth 17 mijë vota. Hetimet për falsifikim të rezultatit zgjedhor kanë nisur edhe në Drenas e Obiliq. E sipas të dhënave të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve kandidati me më së shumti vota të manipuluara rreth 7 mijë është Fetah Paçarizi i Partisë Demokratike të Kosovës, pasuar nga bashkëpartiaku Nait Hasani me mbi tre mijë vota të devijuara. Edhe brenda listës së Lidhjes Demokratike të Kosovës u aplikua e njëjta skemë e mashtrimit me rezultat zgjedhore, ku sipas të dhënave mbi një mijë vota të manipuluara ka Xhavit Uka i pasuar nga Driton Selmanaj. Në Lëvizjen Vetëvendosje, Taulant Kelmendi është kandidati në favor të së cilit punoi skema e manipulimit duke ia shtuar mbi 900 vota. Pas shpalljes së rezultateve të shtunën, duhet të pritet po ashtu afati i ankesave për certifikim të rezultatit e kjo i hapë rrugë nisjes së procedurave për formimin e institucioneve.

Top Channel/ Zbulohen dy emrat për President në Kosovë! Analistët: Duan dikë pa ambicie në politikë
19/08 20:10
Top News – ‘Kurti tejkaloi kompetencat’. Qeveria në detyrë mori 75 vendime pas zgjedhjeve
19/08 19:40
Top News- Pakti Kurti- Abdixhiku / Aleanca kërkon transparencë për Presidentin
19/08 13:54
Top News- ‘Kriza po na çon në falimentim’/ Fermerët i bashkohen deputetëve të PDK në protestë
19/08 11:11
Top News- Tjetër takim mes Kurtit dhe Abdixhikut për presidentin e ri, çfarë u tha mes tyre?
18/08 23:00
Top Channel/ Kurti-Abdixhiku, 3 orë takim për Presidentin, nuk japin emra konkretë
18/08 20:02
Top News- Raste të reja me fruth në Kosovë/ Epidemiologët thirrje për vaksinim të fëmijëve
18/08 15:33
Top Channel/ Kurti-Abdixhiku drejt takimit, opozita kushtëzon dialogun me Kuvendin
18/08 15:17
Top Channel/ Opozita sfidon Haxhiun në Kuvend, Haxhiu takohet vetëm me Kurtin, opozita kërkon…
18/08 12:51
Top News- Vetëm Kurti i shkon Haxhiut/ PDK, LDK e Aleanca bojkotojnë në bllok Presidenten
18/08 12:06
Top News – PDK sërish protestë para Qeverisë/ ‘Albin Kurti ndalo bllokadën, jo peng shtetin’
18/08 10:09
Top News- Policia e Kosovës mori urën/ Osmani e përshendet: Goditje ndaj ambicieve serbe
17/08 13:46
Top Channel/ Opozita në aksion për Kuvendin/ PDK kërkon vazhdimin e seancës konstituive
17/08 12:45
Top News- Aleanca kallëzim penal ndaj Kurtit/ LDK: Presidenti një kandidat i pranuëshëm për palët
17/08 12:36
Top Channel/ KFOR tërhiqet nga ura në Mitrovicë: “Situata e sigurisë është përmirësuar”!
17/08 11:15
Top News- ‘Kurti po zvarrit krizën’/ Deputetët e PDK para qeverisë: Është uzurpator
17/08 11:08
Top News- Sulmi ndaj KFOR në vitin 2023/ Arrestohet në Zveçan një i dyshuar
17/08 10:41
Top News – ‘Kurti do president kukull’/ Osmani – Përplasja LVV-LDK për ‘faj’ të kreut të shtetit
15/08 18:00
Top Channel/ AAK refuzon ftesën e Albulena Haxhiut për takim: “Nuk je presidente e zgjedhur”!
15/08 15:10
Top News – Tre orë pritje në kufijtë e Kosovës / Diaspora kthehet, autokolona 2 km të gjata
15/08 14:55