Qeveria Kurti ende nuk ka prezantuar programin qeverisës dhe planin e punës, ndonëse agjenda legjislative tashmë është miratuar. Mungesa e një dokumenti që përcakton prioritetet dhe objektivat e ekzekutivit ka nxitur kritika nga opozita, e cila vlerëson se Qeveria po vazhdon pa një vizion të qartë për zhvillimin e vendit. Deputeti i Aleancës, Burim Ramadani, thotë për KosovaPress se mungesa e planit të punës nuk është një problem i ri i kësaj qeverisjeje.