Skena e pavarur përballë institucioneve, bashkëpunim apo izolim, ishte kjo tema e bisedës së hapur në panelin e organizuar nga MEDIUMS në ditën e tretë të këtij festivali. Producentja e festivalit MEDIUMS Ema Andrea foli për sfidat por edhe për guximin e munguar tek artistët e rinj.. Drejtori i teatrit Kombëtar, Altin Basha, ktheu në kujtesë sfidat e tij në nisje të karrierës, insitivat private përmes të cilave kaloi një periudhë shumë e rëndësishme e karrierës së tij.