Është çelur në Korçë ekspozita e Kolonisë ndërkombëtare të artit figurativ “Ditët e Mios” me punimet e më shumë se 50 piktorëve vendas dhe të huaj. Për 4 ditë radhazi Korça u kthye në një studio peizazhet, ndërtesat dhe jeta e së cilës shërbyen si frymëzim për piktorët.