Top Channel/ Arrestohen 7 pedagogë të Universitetit të Elbasanit
01/11/2024 22:25

7 pedagogë të Universitetit të Elbasanit janë arrestuar nga policia mëngjesin e së premtes sapo janë paraqitur në Fakultetin e Shkencave të Edukimit. Një hetim disamujor i prokurorisë nën drejtimin e prokurorit Xhiljan Seferi grumbulloi prova të mjaftueshme për të çuar në ndjekje penale 7 pedagogë të Universitetit "Aleksandër Xhuvani", fakulteti i Shkencave të Edukimit. Mbi pedagogët rëndon akuza e "korrupsionit pasiv" ndërsa një person i tetë i cili dyshohet se kryente rolin e sekserit në këtë aferë korruptive gjithashtu është arrestuar nga policia për "korrupsion aktiv." Pedagogët e dyshuar tashmë për korrupsion pasiv janë Ornela Bilali, Zyhra Gripshi, Adrian Shingjergji, Beatriçe Gani, Edlira Gugu, Florinda Tarusha dhe Monika Hodaj. Ndërkohë që për orë të tëra ekspertë të prokurorisë dhe policisë së Elbasanit kanë qëndruar në ambientet e këtij fakulteti për të sekuestruar prova të tjera të cilat do ti shërbejnë këtij hetimi, duhet thënë, më i madhi i korrupsionit i hetuar ndonjëherë në Universitetin e Elbasanit. Prokuroria e Elbasanit ka lëshuar urdhërndalimi për 7 pedagogë të Universitetit të Elbasanit të akuzuar për korrupsion. Për orë të tëra ekspertë të prokurorisë kanë qëndruar në ambientet e Fakultetin të shkencave të edukimit ku kanë gjetur provat e mjaftueshme për të lëshuar urdhërndalimin ndaj pedagogëve. Burime nga prokuroria bëjnë me dije se janë gjetur shuma parash, fletë provimi apo biseda telefonike të cilat janë marrë në cilësinë e provës materiale. 7 pedagogët e Universitetit Aleksandër Xhuvani u arrestuan mëngjesin e së premtes sapo u paraqitën në ambientet e fakultetit. Gjatë gjithë ditës pedagogët janë marrë në pyetje në polici ndërsa vetëm në orët e mbrëmjes prokuroria ka mundur të konkludojë materialet dhe të lëshojë urdhër ndalimi për 8 persona, përfshirë sekserin i cili akuzohet për korrupsion aktiv. Pedagogët e akuzuar për korrupsion pasiv janë Ornela Bilali, Zyhra Gripshi, Adrian Shingjergji, Beatriçe Gani, Edlira Gugu, Florinda Tarusha dhe Monika Hodaj.

Top Channel/ Mbledhje online si në kohë lufte! Deputetët e PS votojnë nga shtëpia e makina
27/10 15:21
Top Channel/ Në ditën e 15-të të protestës, një pjesë e studentëve të Mjekësisë kthehen në auditore
27/10 15:13
Top News – Ngërçi për rregulloren e GJKKO. Meta: Kuvendi dhe KLGj të reagojnë po cenohen të drejtat
27/10 14:56
Top News – Qeveria jep me një dorë, merr me dy/ Koston e uljes së TVSH-së shportës e paguan biznesi
27/10 14:48
Top Channel/ “Poshtë diktatura…”, studentët e mjekësisë para ministrisë së Arsimit
27/10 14:41
Top News – Plagoset këngëtari në Shkodër. U qëllua nga një person i maskuar, teksa po pinte kafe
27/10 14:31
Top News – Bizneset kundër paketës fiskale. Godet prodhimin, kërkohet ndryshimi i draftit
27/10 14:16
Top News – Shtyhet gjyqi ndaj Veliajt. Edhe avokatët e ndihmës juridike bojkotojnë GJKKO
27/10 14:05
Top News – ‘Po mbroni korrupsionin e Ballukut’. PD bojkoton punimet e komisioneve parlamentare
27/10 13:32
Top Channel/ “Flisni për dhunën në protestë”, Përplasje Tabaku-Bido: E bëjmë nëse…
27/10 13:31
Top News – BB: Ekonomia shqiptare rritet. Por sfidë mbeten pagat e ulta dhe punësimi cilësor
27/10 12:56
Top Channel/ “Rama të dorëhiqet” debat Bylykbashi Manja te “Ligjet”: Mos strehoni dhunuesit në seli
27/10 12:26
Top Channel/ Vrasësi i Arlinda Zekajt në arrati, në shtëpinë e tij gjenden armë
27/10 12:25
Top Channel/ Denoncimi i Vokshit: Balluku me 1.2 miliardë euro, 300 shtëpi mbrohet nga votat tuaja
27/10 12:17
Top Channel/ Bojkoti bllokon gjyqet në GJKKO, Rreth 500 procese gjyqësore kanë dështuar
27/10 12:15
Top News – Ulet tatimi mbi rrogat. Drafti, 13 për qind për pagat deri në 300 mijë lekë
27/10 11:31
Top News – Tatimi i dividentit rikthehet në 15 për qind. Paketa fiskale, rritet edhe tatim-fitimi
27/10 11:19
Top News – Mbi 17 mijë biznese të reja në skemën e TVSH. Qeveria ul pragun për regjistrimin
27/10 11:07
Top Channel/ 1853 fishekzjarre sekuestrohen nga Policia e Tiranës, arrestohet 51 vjeçari
27/10 10:52
Top Channel/ “Ligji për Bankën e Shqipërisë duhet të ndryshojë” Yzeiraj: Të ruhet vlera e parasë
27/10 10:02