Komuniteti i biznesit ka kritikuar propozimet e qeverisë për paketën fiskale të vitit të ardhshëm. Qendra ALTAX thekson në një deklaratë publike se lehtësimi i barrës fiskale për individët, siç parashikohet në këtë paketë nuk mund të ndodhë duke rënduar barrën fiskale të bizneseve. Ulja e TVSH-së në 6 për qind për produktet bazë ushqimore mund të lehtësojë buxhetin familjar, ndërsa rritja e pragut të tatimit 13 për qind deri në 300 mijë lekë pagë bruto sjell përfitime konkrete për punonjësit. Por ulja e taksës nuk garanton ulje të çmimeve dhe përfitimi nga pagat duhet parë në raport me barrën e përgjithshme fiskale.