Ministria e Financave parashikon që të arkëtojë në buxhet rreth 270 milionë euro shtesë nga ndryshimet fiskale që ka propozuar në paketën e vitit të ardhshëm. Mbi 20 për qind e këtyre të ardhurave parashikohet që të mbërijnë nga zgjerimi i skemës së TVSH, ku propozohet ulja e pragut nga 10 milionë në 5 milionë lekë xhiro vjetore. Sipas relacionit të financave, kjo ulje e pragut fut në regjimin e TVSH rreth 17 mijë e 500 biznese dhe rrit të ardhurat në rreth 50 milionë euro.