I dyshuari për vrasjen e Arlinda Zekajt vazhdon të jetë në arrati edhe dy ditë pas aktit. Albert Sylaj, kunati i viktimës nuk është kapur ende nga autoritetet, megjithatë, policia e Kosovës ka bastisur shtëpinë e tij.Në njoftimin e institucionit thuhet se janë sekuestruar armë, thika e një sëpatë.