Partia Demokratike bojkotoi punimet e komisioneve parlamentare edhe këtë të martë. Mungesa u arsyetua nga deputetja, Albana Vokshi. vokshi – Në çdo fjalim thoni fituam 83 mandate, po pse për një vit ndryshoi perceptimi tek qytetarët për korrupsionin tuaj, jo. Dhe kjo revoltë dëshmon edhe një herë që zgjedhjet e 2025 janë të vjedhura. Votat nuk i fituat, i vodhët, duke përdorur dhe bandat kriminale. Është koha që të distancohen nga këto paketat që cenojnë të drejtat kushtetuese. E qartë që ky parlament nuk është vullneti i popullit, është i bandave. Jeni një pjesë e mirë e juaja përfaqësues të krimit të organizuar, edhe disa në këtë komision, jo të gjithë. Pra mos na e shisni më këtë 83 mandate. Demokratja tha se përmes kartonëve, Kuvendi po mbron arrestimin e Belinda Ballukut, të akuzuar nga SPAK për korrupsion, fshehje pasurie dhe shkelje të barazisë në tendera.