Gjykata e Posaçme ka shtyrë për datën 3 nëntor seancën gjyqësore ndaj kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj dhe të pandehurve të tjerë. Shkak i shtyrjes së është bërë mungesa e avokatëve mbrojtës në sallën e gjyqit, për shkak të bojkotit kundër rregullores së re të GJKKO-së. Në sallë nuk morën pjesë as avokatët e caktuar nga Veliaj, as ata të listës kryesisht dhe as nga avokatët e ndihmës juridike falas. Gjykata nuk vendosi gjobë për asnjë nga avokatët. Veliaj përmes një deklarate ka kërkuar që të përfaqësohet vetëm nga mbrojtësi i zgjedhur prej tij, Plarent Ndreca dhe nga asnjë avokat tjetër.