Nëse barra fiskale për bizneset rritet me propozimet e bëra në paketën fiskale për vitin e ardhshëm, ajo për individët me paga mujore lehtësohet. Ministria e Financave propozon që të lehtësohet tatimi për pagat duke rritur nga 200 mijë në 300 mijë lekë në muaj pragun e tatimit me 23 për qind të të ardhurave nga punësimi. Norma e tatimit prej 23 për qind propozohet që të aplikohet për pagat nga 300 mijë deri në 700 mijë lekë, teksa mbi kufirin e 700 mijë lekëve kërkohet që të vendoset një normë e lartë tatimi prej 32 për qind.