Një person ka mbetur i plagosur nga të shtënat me armë të regjistruara në Shkodër. Mësohet se shënjestër e të shtënave ishte këngëtari Taulant Hoti, i cili u qëllua me armë zjarri paraditen e së martës në fshatin Shtoj të Shkodrës. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 10:40, në ambientet e jashtme të një lokali, ku Hoti po pinte kafen e mëngjesit. Sipas informacioneve paraprake, një person i maskuar i është afruar këngëtarit nga pas dhe e ka qëlluar me armë zjarri në këmbë. I plagosuri është transportuar drejt Spitalit Rajonal të Shkodrës, ku po merr ndihmë mjekësore.