Komisioni për të Drejtat e Njeriut dhe Mjetet e Informimit Publik ka zhvilluar mbledhjen online, ku deputetët e Partisë Socialiste nuk ishin të pranishëm në sallë. Iris Luarasi, Ardit Bido, Piro Dhimo, Ramion Kurti, Kiduina Zaka, Etleva Budini, Alma Selami, etj., zhvilluan diskutimet e tyre online “si në kohë lufte’, ndërsa opozita e bojkotoi Komisionin. Deputetja Luarasi e zhvilloi diskutimin e saj nga shtëpia, ku fillimisht u ndal tek protestat e dhunshme në Tiranë, sjelljen e të miturve dhe pjesëmarrësve në protestë.