Një 24-vjeçar ka humbur jetën pas një aksidenti të rëndë në det, në zonën mes Rrjollit dhe Ranës së Hedhun në Shkodër. Ngjarja ndodhi rreth orës 16:15, në një zonë të thellë të detit, ku në bordin e një gomoneje ndodheshin tre persona. Sipas të dhënave paraprake, 24-vjeçari Klaus Gjergji ka rënë aksidentalisht nga gomonia dhe është goditur nga helika e motorit, duke marrë plagë të rënda. Pas marrjes së njoftimit, në vendngjarje kanë shkuar menjëherë shërbimet e Policisë Kufitare dhe të Njësisë Policore Detare. I riu është transportuar fillimisht nga shërbimet e Policisë Kufitare dhe më pas me autoambulancë drejt spitalit.