Një aksident i rëndë ujor ka ndodhur këtë pasdite mes Rrjollit dhe Shëngjinit, ku si pasojë ka humbur jetën një person. Korrespondentja e Top Channel në Lezhë, Brixhilda Deda bën me dije se është plagosur edhe një person tjetër, i cili është transportuar në spitalin e Lezhës.