Situatë alarmante nga zjarret në veri të vendit. Dy vatra problematike janë aktive në Pukë dhe Milot, ndërsa përhapja e flakëve po favorizohet nga era e fortë dhe kushtet e vështira në terren. Në Gojan të Madh, në Njësinë Administrative Gjegjan të Pukës, zjarri që vijon prej ditësh është zgjeruar gjatë ditës së sotme. Era e fortë ka favorizuar përhapjen e flakëve, të cilat tashmë kërcënojnë banesat dhe pronat e banorëve.