Top News – Vuçiç letër NATO-s. I kërkon të mos lejojë hapjen e urës së Ibrit
20/08/2026 19:30

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, ka njoftuar se i ka dërguar një letër sekretarit të përgjithshëm të NATO-s, Mark Rutte, lidhur me çështjen e urës së Ibrit në Mitrovicë. Vuçiç tha se në letër i ka kërkuar NATO-s që “të mos lejojë hapjen e urës së Ibrit”, duke argumentuar se kjo çështje lidhet me dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. Sipas tij, për këtë çështje shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë së Serbisë, Milan Mojsiloviq, ka zhvilluar gjithashtu një bisedë “shumë të vështirë” me komandantin e KFOR-it, Ozkan Ulutash. “Ne u kërkuam atyre të mos e lejojnë hapjen e urës, sepse kjo gjithmonë ka qenë një temë e dialogut”, deklaroi Vuçiç. Ura kryesore mbi lumin Ibër në Mitrovicë është rikthyer sërish në vëmendje, teksa mbetet një nga pikat më të ndjeshme në marrëdhëniet mes Kosovës dhe Serbisë. Çështja e hapjes së saj është kundërshtuar vazhdimisht nga Beogradi, ndërsa autoritetet në Kosovë e kanë konsideruar hapjen e saj si pjesë të procesit të normalizimit dhe integrimit të veriut. Po ashtu, kjo temë është diskutuar edhe në kuadër të dialogut Kosovë-Serbi dhe është nën vëmendjen e KFOR-it, i cili ka përgjegjësi për ruajtjen e një mjedisi të sigurt në Kosovë.

Top Channel/ Aktori britanik Russell brand shpallet fajtor për përdhunim
05/11 23:44
Top Channel/ Paraguai në kaos, falimenton banka dhe jep dorëheqjen presidenti
05/11 23:41
Top Channel/ Vendim historik në SHBA, falen 548 të dënuar me vdekje
05/11 23:38
Top Channel/ Humbja në zgjedhje, tension i lartë në kabinetin e trump
05/11 23:35
Top Channel/ “Jemi të përçarë dhe po humbasim besueshmërinë” Meloni kritikon BE-në për Ukrainën
05/11 23:24
Top Channel/ Luftë për pushtet në Izrael, votat arabe mund të rrëzojnë Netanyahun
05/11 23:12
Top Channel/ Melania Trump u dërgon letra personale dy presidentëve në luftë Putinit dhe Zelenskyt
05/11 23:07
Top News-Zgjedhjet në SHBA/Pesë surprizat që tronditën republikanët dhe rikthyen demokratët në skenë
05/11 23:00
Top News- Breshëri të shtënash! Tetë të vrarë, autori nuk kursen as gratë, izolohen tre fshatra
05/11 22:50
Top Channel/ BE investon 525 milionë euro për mikroçipat, synon të sfidojë dominimin aziatik
05/11 22:48
Top Channel/Pesë arsyet pse republikanët pësuan humbje të thellë në zgjedhjet e mesmandatit në SHBA
05/11 22:47
Top News- “Gjeni një avokat”: Nga dosjet Epstein te bizneset, demokratët vënë nën hetim Trumpin
05/11 22:40
Top News- Franca në revoltë: Qindra mijëra protestues pushtojnë rrugët, plas dhuna me policinë
05/11 22:38
Top News-Kush është “Kobra”? Snajperisti që lufton për Rusinë, gjurmët e të cilit të çojnë në Bosnje
05/11 22:35
Top News – Zjarr i fuqishëm në New York. Humbin jetën 6 persona, disa të plagosur
05/11 19:45
Top Channel / Panik në qiejt e Europës për bomba, shumë fluturime u anuluan
05/11 19:43
Top Channel / Protesta e dhunshme në Francë, mbyllet kulla Eiffel
05/11 19:42
Top Channel / Irani kërcënon Europën? Teherani paralajmëron luftë përtej Lindjes së Mesme
05/11 19:18
Top News – Shpërthejnë përleshjet në Francë / Ndërhyn policia në Lion, protesta në gjithë vendin
05/11 15:27
Top News – Hegseth bëhet ‘kokë turku’ / ‘Fajtor’ për humbjen e republikanëve në zgjedhje
05/11 15:21