Top News- Nxjerr armën e plagos fqinjin, plas mes dy komshinjëve në Shkodër
20/08/2026 19:17

Një plagosje me armë zjarri është shënuar këtë të enjte në lagjen “Rus” të Shkodrës, ku Vladimir Bruçi është qëlluar pranë banesës së tij. Policia ka identifikuar autorin e dyshuar të ngjarjes, Pjerin Bitani, dhe po punon për kapjen e tij. Sipas autoriteteve, Bitani ka qëlluar dy herë në drejtim të Bruçit, ndërsa ngjarja dyshohet se ka ndodhur për motive banale. Sipas burimeve, autori dhe Bruçi janë fqinj. Ky i fundit është një emër i njohur për policinë për shkak të konflikteve të mëparshme. Më 3 qershor 2024, Vladimir Bruçi u dhunua me sende të forta në të njëjtën lagje nga gjashtë persona, pas një konflikti për një vend parkimi. Për këtë ngjarje, Gjykata e Shkodrës dënoi me burg tre prej autorëve. Izmir Sakica u dënua me 4 vite burg, dënim që me gjykim të shkurtuar u ul në 2 vite e 8 muaj, ndërsa Samuel Troshani dhe Arlind Kajoshi u dënuan me nga 16 muaj burg. Rreth tre muaj pas dhunimit të të atit, djali i Vladimir Bruçit, Alban Bruçi, qëlloi katër herë me armë zjarri drejt automjetit të Arlind Kajoshit, një prej personave të dënuar për dhunën ndaj babait të tij. Ndërkohë, policia vijon hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të plagosjes së sotme dhe kapjen e autorit të dyshuar.

Top Channel/ Protesta mbyllet paqësisht, kërkohen dy tubime kombëtare në javë
05/11 23:46
Top Channel / Polemika te Komisioni i Kulturës, Zhupa dhe Gonxhe shkëmbejnë replika
05/11 19:52
Top Channel / Debate për buxhetin e shëndetësisë, socialistët miratojnë 117.8 miliardë lekë
05/11 19:50
Top Channel / BKH heton trenin e Syrit të Kaltër, verifikohet leja e Kumbaros
05/11 19:46
Top Channel / Asambleja e PS më 14 nëntor, fokusi te zgjedhjet, Veliaj dhe qeveria
05/11 19:34
Top News- Planifikoi vrasjen e Ervis Martinajt, SPAK jep pretencën për Leonard Dukën
05/11 19:00
Top News – Të hetohet ‘Specialja’/ ‘Liria ka Emër’ dorëzon kërkesën te Parlamenti Europian
05/11 17:46
Top News-Treni i Kumbaros te Syri i Kaltër/BKH bastis banesën e nënkryetarit të bashkisë së Sarandës
05/11 16:44
Top News – ‘Protesta’ shkon në Kushtetuese. Studentët çojnë paketën ‘antidhunë’ të qeverisë
05/11 16:39
Top Channel/ “Jam vesh me trëndafila sot”, Kryemadhi del nga GJKKO, zbulon ç’ndodhi në seancë
05/11 16:24
Top Channel/ Irani, sulme përtej Lindjes së Mesme? REL: Sa rrezikohet Europa!
05/11 16:22
Top Channel/ “Habibi, me ty do bëj betimin”: Senatori parë mysliman vë në lojë JD Vance!
05/11 16:22
Top Channel/ Debati për pensionet e shqiptarëve. Ligji grek penalizon emigrantët, kërkohet ndryshim
05/11 15:59
Top Channel/ Tirana pasurohet, qarqet mbeten pas. Kryeqyteti prodhon gati gjysmën e ekonomisë
05/11 15:54
Top Channel/ “Plumbi i Artë”, 302 vite burg. SPAK kërkon 38 vite burg për tre të penduarit
05/11 15:32
Top News – ‘Po përgjohëm në qeli’. Akuza e Metës në GJKKO, gjykata i rrëzon dy kërkesa
05/11 15:30
Top Channel/ Tritol makinës në Elbasan. Shpërthim eksplozivi, digjet makina e një gruaje
05/11 15:22
Top Channel/ Pallati shpallet i pabanueshëm. Dy viktima nga shpërthimi në Elbasan
05/11 15:20
Top News – ‘Jemi në kilometrin e fundit drejt BE’. Rama merr raportin, flet për dhunën në protesta
05/11 15:14
Top Channel/ Studentët çojnë qeverinë në gjyq, kërkohet pezullimi i gjobave në protesta
05/11 15:12