Një arsenal armësh, municionesh dhe uniformash ushtarake janë gjetur në fshatrat përreth Kalludrës së Zubin Potokut, në veri të Kosovës, aty ku gjatë javëve të fundit janë zbuluar tri varreza masive. Ministri në detyrë i Punëve të Brendshme të Kosovës, Xhelal Sveçla, deklaroi se në këto varreza janë gjetur mbetje mortore të të paktën 23 personave. Autoritetet dyshojnë se një pjesë e armëve të sekuestruara mund të jenë përdorur në vrasjen e tyre.