Detaje të reja janë zbardhur nga aksidenti tragjik ujor ndodhur sot mes Rrjollit dhe Shëngjinit ku një i ri humbi jetën ndërsa miku i tij u plagos. Viktima është identifikuar si Klaus Gjergji ndërsa i plagosuri Uran Marku. Korrespondentja e Top Channel Brixhilda Deda raporton se nga informacionet paraprake mësohet se në gomone kanë qenë një grup të rinjsh, ndërsa dy prej tyre kanë rënë prej mjetit lundrues.