Një ndërhyrje e rrallë dhe urgjente neurokirurgjikale, e para e këtij lloji në historinë e spitaleve rajonale në Shqipëri, është realizuar me sukses në Spitalin Rajonal të Shkodrës duke I rikthyer levizshmerine normale nje pacienteje 37 vjecare e cila kishte humbur pothuajse plotësisht aftësinë për të lëvizur këmbët. Për neurokirurgun Dr. Jurgen Kinka, i cili realizoi ndërhyrjen, bëhej fjalë për një rast të vështirë dhe kompleks, pasi çdo komplikacion gjatë operacionit mund të sillte pasoja të pakthyeshme për pacienten. Kjo lloj nderhyrjeje tashme ofrohet rregullisht ne spitalin rajonal te Shkodres, fale doctor Kinkes dhe ekipit mjekesor. Ky është një tjetër hap i rëndësishëm për shërbimin neurokirurgjikal në Shkodër, duke mundësuar trajtimin e rasteve komplekse dhe ndërhyrjeve të specializuara pranë pacientëve të veriut të vendit.