Një shtetas italian është dëmtuar rëndë në Vlorë, pasi dyshohet se është hedhur nga një shkëmb, pak pasi kalon tunelin në zonën e Ujit të Ftohtë. Sipas informacioneve paraprake, ngjarja ka ndodhur në rrethana ende të paqarta. Turisti italian ka pësuar traumë të rëndë në kokë si pasojë e rënies dhe është transportuar me urgjencë drejt Spitalit Rajonal të Vlorës. Mësohet se i dëmtuari ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore dhe është vendosur në kod të kuq. Ndërkohë, ende nuk dihen rrethanat e plota të ngjarjes dhe nëse bëhet fjalë për një aksident apo një veprim të qëllimshëm. Autoritetet po punojnë për të zbardhur dinamikën e ngjarjes dhe shkaqet që çuan në rënien e shtetasit italian nga shkëmbi.