Top Channel dhe Fondacioni Mediatik Dritan Hoxha organizojnë eventin e përvitshëm të kthyer tashmë në traditë, “Grand Gala”, të mërkurën, ora 20:00, në Teatrin Kombëtar të Operas dhe Baletit. Një mbrëmje argëtuese, por edhe me mesazhe sensibilizuese. Tema e këtij viti do të jetë toleranca.