Top Channel/ “Akullthyesit” sërish në skenë, pas 25 vitesh, grupi i rrokut rikthehet në Elbasan
10/10/2026 12:30
Me flokë të gjata e rebelë, ata ishin ndër grupet e para të rrokut të krijuar në Shqipëri. Me tekste që guxonin dhe muzikë shpërthyese ata ngritën peshë rininë e asaj kohe. Pas 25 vitesh "Akullthyesit" u kthyen aty ku lindën në Elbasan.