“Flauti Magjik”, opera e mbushur me mister, kompozuar nga Mozart do të jetë premiera e parë për këtë sezon në TKOB. Magjinë e përrallës mozartiane për skenën shqiptare e ka zbërthyer regjisori Nikolin Gurakuqi, i cili ka zgjedhur që krahas kastit shqiptar të operës, “Mbretëresha e Natës” të jetë një soprano turke.