Fiks Fare/ Vuri ikonën e qeshjes në një status të pedagoges në FB, kërcënohet studenti
10/05/2022 20:30

E gjitha ndodh vëtëm për një reagim në facebook dhe profesoresha kërcënon studentin në auditor të universitetit. Kjo situatë ka ndodhur në fakultetin e Arteve në Universitetin Shtetëror të Tetovës, ku është bërë shkak një reagim i një studenti në facebookun e pedagoges që kjo e fundit ta kërcënojë, por jo vetëm kaq, nga situata e krijuar një studente e asaj klase përjeton sulm paniku dhe përfundon në spital. Studentët e Fakultetit të Arteve në Tetovë i drejtohen emisionit Fiks Fare për të gjetur zgjidhje në problemin që ata i shqetëson. Me një letër ankesë që mbërrin në redaksi, studentët e Tetovës luten që të bëhet publike sjellja pedagoges së tyre Besiana Mehmeti e cila jep lëndën "Histori muzike" në Fakultetin e Arteve në Tetovë. Shpresa e vetme për ta mbetet media ndaj dhe kanë bërë thirrje për vëmëndje ndaj këtij rasti. Në letrën e tyre shprehet shqetësimi edhe për një studente e cila ka përfunduar në spital si pasojë e një sulmi paniku ardhur nga kërcënimet e pedagoges. Gazetarët e Fiksit kontaktojnë me vetë studenten e dhunuar . Ajo rrëfen se nuk do që të rikujtojë situatën, pasi akoma nuk është mirë nga ana shëndetsore, por konfirmon se çdo gjë e thënë nga moshatarët e saj është e vërtetë. Por çfarë ka ndodhur në të vërtetë? Fillimisht konflikti mes pedagoges dhe një studenti ka nisur për arsye banale ku më pas ka degraduar në dhunë psikologjike nga ana e pedagoges. Studenti ka reaguar në rrjetin social Facebook me një të ikone qeshjeje në postimin që bëhej për ditëlindjen e bashkëshortit të pedagoges.Pas kësaj vijojnë mesazhet fyese të pedagoges ndaj studentit, ku thuhet se ka dozë të lartë injorance. Por si të mos mjaftonte kjo debati vijon edhe në klasë duke degraduar deri në kërcënime. Pedagogia nxjerr studentin nga auditori, duke i thënë do ta kapte prej fyti. Madje e gjitha kjo është e regjistruar nga studentët dhe kur pedagogia vihet para faktit nga gazetarët e Fiksit ajo shprehet se përgjimet janë të paligjshme, por nuk komenton mbi to.

Fiks Fare, 6 nëntor 2026/ Motra i vjedh pensionin vëllait të sëmurë – Episodi i plotë
06/11 21:01
66-vjeçari i sëmurë, pa bukë, motra i vjedh pensionin
06/11 21:00
Pa linjë e pa matës, OSHEE i kërkon 2.6 milionë lekë!
06/11 20:45
Të hyftë vetja në qejf! Mallkim apo urim?
06/11 20:30
Fiks Fare – “Na mbyte nënën!” Burri godet gruan me çekiç në kokë – Episodi i plotë, 5 Nëntor 2026
05/11 21:01
Skandal/ Goditi gruan me çekiç në kokë, bashkëshorti: “Isha xheloz!”
05/11 21:00
Apeli në Fiks Fare sjell ndryshimin! Familjes Ujka i restaurohet shtëpia
05/11 20:45
Meri Shehu trazon politikën me parashikimet: Kush do të bjerë dhe kush do sundojë në Shqipëri?
05/11 20:30
Fiks Fare 3 nëntor 2026/ Kompania e ish zv.ministrit detyron banorët të shesin shtëpitë
03/11 21:01
AKM ndaloi shkarkimin, kompania INCA vazhdoi punën, e gjithë ndotja në lumin Drin
03/11 21:00
Gjashtë vite ankesa për ndotje, banorët e Lezhës me pankarta kërkojnë largimin e fabrikës
03/11 20:45
A do të bëhen gjeni fëmijët që rrinë në shkollë deri në 5?
03/11 20:30
Fiks Fare, 2 nëntor 2026/ Lëmoshë për fermerët e rinj, AZHBR ul vlerën lopëve – Episodi i plotë
02/11 21:01
Burokracia për fermerët/ Lopa 3 milionë lekë, AZHBR s’jep as gjysmën e çmimit
02/11 21:00
Kërkonin 4 milionë lekë pa pasur linjë uji! Fiks Fare shpëton qytetarin nga debia
02/11 20:45
“Rama në burg, Berisha në burg!” Çfarë mendojnë deputetët për këtë slogan?
02/11 20:30
Fiks Fare, 30 Tetor 2026/ QSUT-Pacientët me gur në veshka pa aparatura funksionale – Episodi i plotë
30/10 21:01
Skandal në QSUT/ Aparatura jashtë funksionit prej muajsh, pacientët pa shërbim
30/10 21:00
Rindërtimi me çarje dhe lagështirë, kompania fantazmë lë punimet përgjysmë dhe zhduket
30/10 20:45
Shkolla “Mihal Grameno”/ A e njohin nxënësit dhe mësuesit figurën që i ka dhënë emrin shkollës?
30/10 20:30