Qytetarit i kërkohej të paguante 4 milionë lekë, megjithëse nuk kishte pasur kurrë linjë uji, ndërsa nuk i lidhnin kontratën për banesën ku jeton. Pas denoncimit në Fiks Fare, UKD do të lidhë kontratën dhe qytetari nuk do të paguajë debinë. "Fiks Fare", programi i parë investigativ në median shqiptare, fokusohet në korrupsionin dhe padrejtësitë, trafikimin dhe abuzimet me pushtetin, problemet ekonomike e sociale, si dhe hallet e ndryshme të njerëzve.