Gjatë vizitës së Jakup Krasniqit në Kosovë, vëllai i tij, 87-vjeçari Daut Krasniqi, u përpoq ta takonte. Dy vëllezërit, dikur edhe bashkëluftëtarë në UÇK, e panë njëri-tjetrin dhe u përshëndetën me dorë nga larg. Në pjesën e dytë, Fiks Fare sjell pamjet e atij çasti dhe ndalet te rrethanat e vizitës. Arsyeja pse dy vëllezërit nuk u takuan mbetet e pakonfirmuar. "Fiks Fare", programi i parë investigativ në median shqiptare, fokusohet në korrupsionin dhe padrejtësitë, trafikimin dhe abuzimet me pushtetin, problemet ekonomike e sociale, si dhe hallet e ndryshme të njerëzve.