Për shtatë orë në Fier, Fiks Fare ndoqi nga afër aksionin ku u përfshinë policia, strukturat e krimit ekonomik, Prokuroria dhe AKU. Pyetja ishte pse 27 tonët e mishit ende nuk ishin asgjësuar. AKU Fier tha se po e pengonte Prokuroria. Kur gazetarja e pyeti pronarin se si e kishte futur ngarkesën, ai refuzoi të përgjigjej dhe i kërkoi të largohej. "Fiks Fare", programi i parë investigativ në median shqiptare, fokusohet në korrupsionin dhe padrejtësitë, trafikimin dhe abuzimet me pushtetin, problemet ekonomike e sociale, si dhe hallet e ndryshme të njerëzve.