Pas një denoncimi, Fiks Fare shkoi në Velmish të Roskovecit për të verifikuar se kush punon në stacionin e pompimit. Vendin e punës e mori djali pas daljes së të atit në pension, por babai i tha gazetares se vazhdonte të punonte aty. I biri konfirmoi se ishte i punësuar dhe refuzoi t’u përgjigjej pyetjeve të tjera. Pas investigimit, drejtori i njësisë operative të ujësjellësit në Roskovec i bëri të ditur redaksisë se djali kishte dhënë dorëheqjen. "Fiks Fare", programi i parë investigativ në median shqiptare, fokusohet në korrupsionin dhe padrejtësitë, trafikimin dhe abuzimet me pushtetin, problemet ekonomike e sociale, si dhe hallet e ndryshme të njerëzve.