I njëjti link e çon Fiks Fare në dy apartamente në qendër të Tiranës. Në adresën e parë, një vajzë nga Filipinet thotë se kishte ardhur për të punuar si kamariere dhe se disa persona i kishin marrë pasaportën. Gjatë bisedës, bashkëpunëtori i Fiksit merr në telefon një foto ku duken një kallashnikov dhe para. Në adresën e dytë, pranë Pazarit të Ri, dy vajzat heshtin kur pyeten se kush ua ka siguruar apartamentin. Pas njoftimit nga Fiksi, policia kontrollon banesën dhe i shoqëron vajzat. Emrat në pasaporta nuk përputhen me ata që vajzat kishin dhënë më parë.