Në pjesën e tretë të investigimit, Fiks Fare shkon në klinikën Glozheni në Tiranë, ku një mjek i thotë bashkëpunëtores se mund të kryejë procedurën e dhurimit të qelizave vezë kundrejt 1 000 eurove. Kur Fiksi kthehet për të kërkuar sqarime, mjeku Enko Glozheni mohon se shiten qeliza vezë dhe nxjerr jashtë grupin e xhirimit. Në përgjigjen drejtuar Fiks Fare, Ministria e Shëndetësisë thotë se legjislacioni shqiptar nuk lejon shitblerjen e ovociteve. "Fiks Fare", programi i parë investigativ në median shqiptare, fokusohet në korrupsionin dhe padrejtësitë, trafikimin dhe abuzimet me pushtetin, problemet ekonomike e sociale, si dhe hallet e ndryshme të njerëzve.