Prej gjashtë vitesh, banorët e lagjes Skënderbeg në Lezhë ankohen për erën e rëndë pranë fabrikës INCA dhe denoncojnë shkarkime në lumin Drin. Fabrika përpunon mbetje me origjinë shtazore. Disa banorë thonë se situata i ka shtyrë të shesin shtëpitë, ndërsa të tjerë protestojnë para fabrikës dhe kërkojnë zhvendosjen e saj. Fiks Fare sjell dëshmitë e tyre dhe pamjet e tubit që derdhet në lumë.