Rreth 10 shtëpi në Toplanë, në Vaun e Dejës, kanë mbetur pa energji prej muajsh pas djegies së transformatorit. Për të mbërritur në fshat, grupi i Fiks Fare udhëtoi tri orë, dy prej tyre në këmbë. Kryetari i bashkisë thotë se, për shkak të terrenit, transformatori pritet të transportohet pjesë-pjesë. "Fiks Fare", programi i parë investigativ në median shqiptare, fokusohet në korrupsionin dhe padrejtësitë, trafikimin dhe abuzimet me pushtetin, problemet ekonomike e sociale, si dhe hallet e ndryshme të njerëzve.