Një qytetare denoncon në Fiks Fare se shkoi në një klinikë dentare për të vendosur faseta, por dhëmbët iu dëmtuan dhe përfundoi me proteza. Gjykata detyroi dentistjen t’i kthente paratë, të cilat qytetarja i mori pas ndërhyrjes së Fiksit. Urdhri i Stomatologut konfirmoi se dentistja ishte ende në proces licencimi. Ajo tha se ish presidenti i Urdhrit i kërkoi favore seksuale, ndërsa ai aktuali i kërkoi para. Vetë dentistja tha se kishte humbur kontaktin me qytetaren. "Fiks Fare", programi i parë investigativ në median shqiptare, fokusohet në korrupsionin dhe padrejtësitë, trafikimin dhe abuzimet me pushtetin, problemet ekonomike e sociale, si dhe hallet e ndryshme të njerëzve.