Fiks Fare shkon me denoncuesen në banesën e gruas që i kishte marrë 400 mijë lekë borxh. Kur hap derën, gruaja shtyn gazetaren. Pas debatit, ajo kërkon kohë deri më 1 nëntor për të shlyer borxhin. Pas këtij afati, denoncuesja kontakton sërish Fiks Fare dhe konfirmon se i ka marrë paratë. "Fiks Fare", programi i parë investigativ në median shqiptare, fokusohet në korrupsionin dhe padrejtësitë, trafikimin dhe abuzimet me pushtetin, problemet ekonomike e sociale, si dhe hallet e ndryshme të njerëzve.