Tre persona të ndaluar në Milot telefonojnë Fiks Fare nga burgu i Burrelit. Ata po hetoheshin për prodhim dhe shpërndarje të lëndëve narkotike. Ekspertiza e Policisë Shkencore nuk gjeti lëndë narkotike apo psikotrope të ndaluara në 245 gramët e sekuestruar. Pas raportit, kërkesën për ndryshimin e masës së sigurisë e bënë avokatët. Më 6 nëntor, Gjykata e Dibrës vendosi lirimin e të treve pas 122 ditësh në qeli. "Fiks Fare", programi i parë investigativ në median shqiptare, fokusohet në korrupsionin dhe padrejtësitë, trafikimin dhe abuzimet me pushtetin, problemet ekonomike e sociale, si dhe hallet e ndryshme të njerëzve.