Kur kërkoi të rilidhte energjinë në banesën e tij në Rrenz të Peshkopisë, Artan Spata mësoi se figuronte me një detyrim prej 2,6 milionë lekësh të vjetra. Ai kundërshton faturat dhe thotë se nuk e ka konsumuar energjinë. Pas interesimit të Fiks Fare, OSHEE konfirmoi se banesa nuk ka linjë furnizimi apo matës dhe se faturimi është bërë afrofe. Detyrimi mbetet, ndërsa firma në kontratën që figuron në emër të babait të ndjerë mbetet e paqartë. "Fiks Fare", programi i parë investigativ në median shqiptare, fokusohet në korrupsionin dhe padrejtësitë, trafikimin dhe abuzimet me pushtetin, problemet ekonomike e sociale, si dhe hallet e ndryshme të njerëzve. Fiks Fare trajton problematikat e qytetarëve, denoncon abuzimet, korrupsionin dhe shkeljet institucionale, duke i sjellë ato në vëmendjen e publikut dhe autoriteteve. Përmes investigimeve në terren, kamerës së fshehtë dhe elementeve të humorit e satirës, programi synon të promovojë transparencën, llogaridhënien dhe zgjidhjen e çështjeve që prekin interesin publik. Moderatorë: Olta Gixhari & Dorian Ramaliu